Flash

Kosovë/ Ndërrojnë jetë 12 pacientë, 271 raste të reja infektimi me koronavirus

Lapsi.al 23 December 2020
Kosovë/ Ndërrojnë jetë 12 pacientë, 271 raste të

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 12 pacientë, si dhe janë regjistruar 271 raste të reja infektimi.

Njoftimi: 

417 TË SHËRUAR DHE 271 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.066 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 271 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (74, 67, 65, 41 vjeç), Prishtinë 3 raste (87, 77, 76 vjeç), Deçan 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 49.577 raste nga 175.052 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.284 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.721.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Podujevë 16 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 12 raste, Gjakovë 11 raste, Prizren 10 raste, Pejë 8 raste, Skenderaj 8 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Kamenicë 5 raste, Drenas 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Novobërdë 3 raste, Shtime 3 raste, Viti 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Mamushë dhe Vushtrri.

IKShPK edhe një herë apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI