Flash

Meksika shpallet vendi më i rrezikshëm për gazetarë

Lapsi.al 23 December 2020
Meksika shpallet vendi më i rrezikshëm për gazetarë

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e Gazetarëve, rreth 119 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000, që e bën vendin më të rrezikshëm për gazetarët në mbarë botën.

Tetë gazetarë janë vrarë në këtë vend këtë vit, ndërsa pasojnë Afganistani dhe Filipinet.

Më së shumti viktima janë ata që raportojnë për zyrtarët e korruptuar dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

Gazetarja Miroslava Breach në mënyrë brutale është vrarë në mars të vitit 2017 në shtetin Chihuahua në veri të Meksikës.

Miroslava raportonte për anëtarët e një bande lokale dhe lidhjet e tyre me politikanët para se ajo të qëllohej tetë herë teksa shoqëronte djalin e saj në shkollë.

Këtë javë, ish-guvernatori i së njëjtës komunë ku jetonte Miroslava, Hugo Amed Schulz, u arrestua për bashkëpunim në vrasjen e gazetarit. Dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në vrasje janë ende në arrati.

Presidenti Lopez Obrador është zotuar të ndalojë dhunën ndaj gazetarëve që nga dita e parë që ai mori detyrën. Por mungesa e burimeve dhe përpjekjeve politike për të zvogëluar hakmarrjen e dhunshme për të heshtur mediat mbizotëruan gjatë administratës së tij.

Të këshilluara

Nis vaksinimi kundër Covid-19 në Zvicër

Të martën pasdite, dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit – 107,000 doza – arritën në Zvicër. Ndërsa skema zyrtare e vaksinimit masiv është vendo...

09:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI