Flash

Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare artisti i njohur shqiptar

Lapsi.al 23 December 2020
Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare artisti i njohur shqiptar

Ndërroi jetë si pasojë e Covid 19 në moshën 51-vjeçare kornisti i Teatrit të Operas dhe Baletit Andrea Canaj. Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

Njoftimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit: 

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të kornistit Andrea Canaj. Andrea Canaj u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një lufte me Covid-19, të cilën nuk e fitoi dot.

Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.

Shquhet për optimizmin e tij dhe kujtohet me dashuri nga miqtë e tij muzikantë të cilëve u është gjendur gjithmonë pranë. Do të mbetet artisti i palodhur me punën e tij me studentët dhe pjesëmarrjen në aktivitetet artistike.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij!

Të këshilluara

Arrestohen tre infermiere shqiptare në Greqi

Policia greke njoftoi ditën e sotme se ka arrestuar 3 infermiere shqiptare në Spitalin publik të Janinës Haxhikosta. Lajmi është publikuar edhe në disa media të...

09:25

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Mete...

08:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI