Flash

Pamje të frikshme nga Fieri, shihni sherrin masiv mes adoleshentëve (VIDEO)

Lapsi.al 23 December 2020
Pamje të frikshme nga Fieri, shihni sherrin masiv mes adoleshentëve

Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grup adoleshentësh janë përleshur dhunshëm me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit, ku ‘beteja’ është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Të rinjtë gjatë përleshjes kanë përdorur dhe mjete të forta si çekiç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas burimeve nga të rinjtë kanë pasur dhe armë me vete, të cilat nuk i kanë përdorur. Policia ka nisur hetímet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë e cila mund të kishte përfunduar në një tragjedí të vërtetë.

Fier/ Informacion paraprak 

Sot rreth orës 16:00, në lagjen "Apollonia", Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve. Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt. Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

[video width="640" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/KpcR4W2oBaTZtm2h1sMS_23_6365c79a9b875c89139d97f206bdeb0c_video_360p_converted.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI