Flash

Shkuan të parandalonin dhunën në familje, vriten me armë zjarri tre policë në Francë

Lapsi.al 23 December 2020
Shkuan të parandalonin dhunën në familje, vriten me armë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në Francë. Pas njoftimit për dhunë të ushtruar në familje, kryefamiljari ka vrarë me armë zjarri tre policë dhe ka plagosur një tjetër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin francez Saint-Just, ku një grua ka kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj. Në momentin që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, 48-vjeçari ka hapur zjarr ndaj tyre ku si pasojë kanë humbur jetën 3 efektivët, të moshës 21, 37 dhe 45 vjeç.

Pasi autori ka qëlluar mbi policët ka vënë zjarrin banesës, por fatmirësisht është arritur që të shpëtohet bashkëshortja e tij e cila qëndronte e fshehur në çatinë e shtëpisë.

Të këshilluara

Ndalohen testet e shpejta në Britani

Qeveria Angleze ka hequr dorë nga planet për të hapur qendrat e testimit të shpejtë për koronavirusin, në të gjithë vendin, gjatë Krishtlindjeve. Kjo për shkak ...

17:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI