Flash

Varhelyi i bashkohet korit: Me kushtetuesen, Shqipëria përmbushi 1 kusht

Lapsi.al 23 December 2020
Varhelyi i bashkohet korit: Me kushtetuesen, Shqipëria përmbushi 1

Edhe Komisioneri për fqinjësi dhe zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi e konsideron lajm të shkëlqyer emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Lajm i shkëlqyeshëm! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare”, - shkruan ai në Twitter.

Reagimi vjen ndërkohë që sot kreu i shtetit dekretoi Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të kësaj gjykate, e cila bëhet funksionale, ndërsa pritet të miratohet shumë shpejt edhe anëtari i shtatë, i cili ka kaluar procedurat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas vendimit ka pasur një “lumë” përgëzimesh nga komuniteti ndërkombëtar për këtë çështje. Asnjëri prej tyre nuk përmend faktin se për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese u anashkaluan edhe kërkesa të ligjit që thotë se për çdo vend vakant duhet të jenë 3 kandidatura kur në fakt Parlamenti kishte vetëm 1 emër në listë ndërsa Presidenti 2 të tillë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI