Flash

20 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Tunizisë, u mbytën me anijen në Mesdhe

Lapsi.al 24 December 2020
20 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Tunizisë, u

Autoritetet e Tunizisë kanë thënë se 20 migrantë janë gjetur të vdekur më 24 dhjetor pasi anija e tyre, që kishte tentuar të dilte në Evropë, është përmbytur në Mesdhe.

Pesë persona të mbijetuar janë shpëtuar dhe autoritetet janë duke bërë kërkime për 20 tjerë, që besohet se janë të zhdukur.

Një zëdhënës i rojes bregdetare ka thënë se shumica e viktimave janë nga Afrika sub-Sahariane.

Sipas të mbijetuarve, anija ka qenë duke bartur 40 apo 50 persona që ishin nisur drejt Italisë, ka thënë një zyrtar.ona bregdetare afër portit të qytetit Sfax në Tunizi është kthyer në pikë të nisjeve të njerëzve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria e vendeve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Të paktën 12,000 migrantë kanë shkuar me anije nga Tunizia në Itali këtë vit, sipas organizatës joqeveritare, Forumi Tunizian për ekonomi dhe të drejta shoqërore.

/REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI