Flash

Presidenti Emmanuel Macron nuk ka më simptoma të COVID-19

Lapsi.al 24 December 2020
Presidenti Emmanuel Macron nuk ka më simptoma të COVID-19

Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka më simptoma të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka thënë zyra e Pallatit Elysee më 24 dhjetor.

Macron, 43-vjeçar, tani mund të dalë nga karantina, pasi është vetizoluar për shtatë ditë, ka njoftuar kjo zyrë përmes një deklarate.

Macron ka rezultuar pozitiv në koronavirus më 17 dhjetor, duke shtyrë autoritetet që të nisin përpjekjet për të gjurmuar kontaktet e tij, pas një morie vizitash që ka realizuar me shefat e Bashkimit Evropian.

Macron është përballur me kokëdhembje, koll të thatë dhe lodhje për disa ditë.

Franca është një prej vendeve të prekura më së keqi në Evropë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 62,000 viktima.

Liderë tjerë që janë infektuar me koronavirus janë edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, të cilët janë shtrirë në hospital mirëpo janë shëruar për të vazhduar detyrat e tyre, raporton Radio Evropa e Lirë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të intensifikohen duke sjellur reshje shiu në zona...

10:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI