Flash

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet drejt Turqisë

Lapsi.al 25 December 2020
Ndryshojnë rregullat për udhëtimet drejt Turqisë

Duke filluar nga 28 dhjetori kushdo që udhëton me avion në Turqi do i duhet të ketë me vete një test PCR apo tampon negativ për COVID-19, të bërë brenda 72 orëve të fundit. E njëjta gjë dhe për persona që udhëtojnë në rrugë tokësore, por për ta masat nisin nga 30 dhjetori. Këto masa do të qëndrojnë në fuqi deri më 1 mars 2021.

Lajmi është dhënë nga ambasada turke në Tiranë, e cila njofton masat e reja të vendosura nga autoritet turke për pandeminë. Gjithashtu bëhet me dije se udhëtarët që nuk janë pajisur me përgjigjen e testit, do të karantinohen për 7 ditë dhe më pas do t’i nënshtrohen tamponimit.

"Që nga 28 Dhjetori 2020, të gjithë udhëtarëve tanë që fluturojnë në Turqi nga jashtë u kërkohet të paraqesin një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve të fundit", - shkruan ambasada turke në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI