Flash

Papa Françesku: Të gjithë duhet të kenë mundësinë e vaksinimit, të mos ngremë mure

Lapsi.al 25 December 2020
Papa Françesku: Të gjithë duhet të kenë

Papa Françesku u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të sigurojnë qasje të pakufizuar për të gjithë, në vaksinat kundër koronavirusit.

Në një fjalim të Ditës së Krishtlindjes, i mbajtur për herë të parë përmes online, Papa foli kundër vendosjes së “mureve” në trajtimin e koronavirusit.

“Biri i Zotit të ripërtërijë te udhëheqësit politikë dhe të qeverive një frymë bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar me kujdesin shëndetësor, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje në vaksinat dhe trajtim. Përballë një sfide që nuk njeh kufij, ne nuk mund të ngremë mure. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë”, tha Papa.

Papa tha se efektet e krizës shëndetësore treguan se nevoja për unitet global ishte më e madhe se kurrë.

“Në këtë moment të historisë, të shënuar nga kriza ekologjike dhe çrregullimet e rënda ekonomike dhe shoqërore, të cilat pandemia vetëm sa i ka përkeqësuar, është edhe më e rëndësishme për ne të njohim njëri-tjetrin si vëllezër dhe motra”, u shpreh ai.

Për shkak të pandemisë, mesazhi vjetor i Papës, “Urbi et Orbi” këtë vit nuk u mbajt nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit. Në vend të kësaj Papa foli nga një foltore në një dhomë brenda Vatikanit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI