Flash

Aksidentohen në aksin Prishtinë-Mitrovicë 15 automjete

Lapsi.al 28 December 2020
Aksidentohen në aksin Prishtinë-Mitrovicë 15 automjete

Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 15 persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin së në aksident kanë qenë të përfshira 15 automjete.

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tre me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, bëri të ditur Ahmeti. Ahmeti theksoi se me rastet po merren zyrtarët e njësiti i trafikut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI