Flash

AstraZeneca: Vaksina jonë formulë fituese 100% kundër rasteve të rënda

Lapsi.al 28 December 2020
AstraZeneca: Vaksina jonë formulë fituese 100% kundër rasteve

Vaksina e AstraZeneca-s dhe e Universitetit të Oksfordit premton të jetë një formulë fituese kundër Covid-19 dhe gjithashtu pritet të jetë 100% efektive kundër të ashtuquajturit varianti britanik i virusit, deklaroi dje shefi i kompanisë mjekësore, Pascal Soriot për ”Sunday Times”.

Për Soriot, vaksina, që sipas shtypit duhet të miratohet nga autoritetet britanike pas pak ditësh, do të shpërndahet duke filluar nga 4 janari.

Forca e saj është në dozën e dyfishtë, çka përforcon efektivitetin.

“Deri më tani ne besojmë se vaksina është gjithashtu efektive kundër variantit të virusit, por nuk mund të jemi të sigurt, kështu që ne do të kryejmë teste”, shtoi ai.

”Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është 95% efektive, njësoj si ajo e miratuar tashmë nga Pfizer dhe Moderna, dhe është në gjendje të eliminojë 100%” simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për Covid-19”, theksoi Pascal Soriot.

Sipas ”Sunday Times”, drita jeshile e autoriteteve britanike do të mbërrijë deri të enjten, ndërsa shpërndarja pritet të bëhet duke filluar nga 4 janari.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm 5.3 ballë në Turqi

Një tërmet i fortë ka tronditur Turqinë këtë mëngjes. Qendra Evropiane e Tërmeteve raporton se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter dhe ka shkak...

08:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI