Flash

Misteri/ Pse nuk u transmetua ne ABC sondazhi për zgjedhjet e 25 prillit

Lapsi.al 28 December 2020
Misteri/ Pse nuk u transmetua ne ABC sondazhi për zgjedhjet e 25 prillit

Në Shqipëri sondazhet për zgjedhjet janë të pakta, ndaj priten me një lloj interesi sa herë që ato zhvillohen. Një të tillë për zgjedhjet e 25 prillit e kishte lajmëruar edhe televizioni ABC me anë të një spoti publicitar që u transmetua për disa ditë në këtë ekran.

Sondazhi do të organizohej nga kompania izraelite Geo Cartography Knowledge Group. Ai do të publikonte 5 sondazhe mujore dhe exit poll natën e zgjedhjeve.

[video width="480" height="270" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/12/WhatsApp-Video-2020-12-28-at-19.32.33.mp4"][/video]

Sondazhi i parë ishte paralajmëruar të transmetohej këtë të hënë në emisionin “Log.”, por çuditërisht ky program ka pasur një debat për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Edhe gazetari Endri Xhafo që drejton këtë emision e kishte lajmëruar më herët në rrjetet sociale publikimin e këtij sondazhi.

Ajo që bie në sy është se spoti publicitar është zhdukur nga faqja e ABC në internet. Arsyet e anulimit të sondazhit mbeten ende të paqarta derisa organizatorët të japin një shpjegim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI