Flash

Përkeqësohet moti, porti i Durrësit pezullon lundrimet me Barin

Lapsi.al 28 December 2020
Përkeqësohet moti, porti i Durrësit pezullon lundrimet me Barin

Përkeqësimi i motit ka bërë që të pezullohen lundrimet në Portin e Durrësit, në drejtim të Italisë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Italia, e cila i ka anuluar lundrimet.

Agjencitë njoftuan se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit. Autoriteti Portual Durrës sqaroi se për të gjitha biletat e rezervuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen (sapo të rinisin lundrimet) ose rimburësimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve.

"Autoriteti Portual Durrës ju informon se lundrimet e planifikuara mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit(Itali) janë anuluar, si pasojë e kushteve të motit që priten të përkeqësohen në orët në vijim. Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit.

Për të gjitha biletat e rezevuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen (sapo të rinisin lundrimet) ose rimburësimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë që për informacione të mëtejshme të vizitoni faqen tonë zyrtare", - thotë autoriteti portual Durrës.

Edhe anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat ka disa ditë që qëndrojnë të bllokuara. Shkak i një mase të tillë është bërë moti i keq, i cili është shoqëruar me erë të fuqishme nga jugu. Forca e dallgëve raportohet se është 8 deri 9 ballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI