Flash

Fushata me të rinjtë/ Basha flet për ndryshimin e parë të qeverisë post 25 prill

Lapsi.al 29 December 2020
Fushata me të rinjtë/ Basha flet për ndryshimin e parë

Lulzim Basha i premtoi të rinjve me pamundësi ekonomike për të studiuar se ndryshimi i parë që do të ndihet në qeverinë e tij pas 25 prilit është ekonomia.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, do të ketë një sens pozitiviteti apo çlirimi në ekonomi ndërkohë që akuzon Ramën dhe qeverinë aktuale për premtimet e pambajtura si 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, uljen e taksave e energjisë elektrike.

Për liderin e opozitës, njerëzit nuk janë dele dhe shqiptarët e kuptojnë mirë këtë gjë, pasi Rama sot po premton për 4 vitet e ardhshme atë që nuk ka bërë për 8 vite të mëparshme.

"Njerëzit nuk janë dele. Shqiptarët e kuptojnë fare mirë që kjo është një përpjekje e mjerë për t’i ikur bilancit në fund të 8 viteve. 300 mijë vende pune, ku i ke? Shëndetësi falas, ku e ke? Do të ul taksat për 97% të shqiptarëve, ku i ke? Do të ul çmimin e energjisë, e rriti. Do të ul çmimin e naftës, e rriti. Dhe atë që se ka bërë dot për 8 vite tani premton që do ta bëjë për 4 vitet e ardhshme. A ka alternativë tjetër përveç ndryshimit dhe për mua ndryshimi kryesor duhet të vijë në ekonomi dhe do të vijë në ekonomi. Me taksat e ulëta, me stabilizimin e çmimit të energjisë dhe të naftës, me çlirimin e sipërmarrjes dhe të ekonomisë nga dhuna dhe terrori që ushtron ditë për ditë shteti. E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare”- u shpreh Basha.

Të këshilluara

Policia aksion në Tiranë, 8 të arrestuar

Policia e Tiranës ka kapur dhe ndaluar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Gjatë aksionit, jan...

11:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI