Flash

Meta: Në fillim do zhdekretoj Ramën, pastaj do firmos ministrin e ri të jashtëm

Lapsi.al 29 December 2020
Meta: Në fillim do zhdekretoj Ramën, pastaj do firmos ministrin e ri

Dorëheqja e ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe emërimi nga kryeministri Edi Rama i disa ministrave të rinj, ishte lajmi i ditës.

Por për Presidentin e Republikës Ilir Meta kemi të bëjmë vetëm me largimin nga detyra të një zv.ministri dhe për emërimin e ministres së re, në këtë rast, Olta Xhaçka, duhet zhdekretimi i ministrit të jashtëm që është kryeministri Edi Rama.

“Për rastin konkret, kemi të bëjmë me një zv.ministër, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka lidhje me ministren e jashtme në rastin konkret.

Duhet të vijë kërkesa për zhdekretimin e ministrit të jashtëm Edi Rama, i cili është ministër i jashtëm dhe emërimi i ministres së re është i lidhur me zhdekretimin e tij si ministër i jashtëm.

Nuk kam lidhje me detyrën e zv.ministrit. Ikja është një akt vullnetar”, - u shpreh presidenti Meta në një intervistë për Ora News. Meta tha se ende nuk i ka marrë propozimet zyrtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident i pesëfishtë në aksin Kashar-Rinas

Një aksident masiv është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mesohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Kashar – Rinas afër Laknasit. Ndër të tjera mësoh...

20:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI