Flash

Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor, rinisin në 5 janar

Lapsi.al 29 December 2020
Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30

Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, do të jenë të hapura deri në datën 30 dhjetor dhe nuk do të punojnë ditën e enjte në datë 31 dhjetor 2020.

Ministria e Brendshme ka lajmëruar qytetarët se ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Gjithashtu për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.

“Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të këshilluara

Policia aksion në Tiranë, 8 të arrestuar

Policia e Tiranës ka kapur dhe ndaluar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Gjatë aksionit, jan...

11:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI