Flash

Britani/ Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock: Kemi vaksina për të gjithë popullatën!

Lapsi.al 30 December 2020
Britani/ Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock: Kemi vaksina

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se vaksina kundër koronavirusit, e zhvilluar nga shkencëtarët e Oxfordit, do të jepet për herë të parë më 4 janar.

Rregullatorët mjekësorë britanikë e miratuan të mërkurën përdorimin e saj, duke konfirmuar se është e sigurt dhe efektive.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza nga prodhuesi AstraZeneca.

Hancock tha se 100 milionë dozat e vaksinës së Oxfordit, së bashku me 30 milionë dozat e vaksinës Pfizer/BioNTech janë të mjaftueshme “për të vaksinuar gjithë popullatën”, përveç fëmijëve, me nga dy doza.

Grupet me përparësi në vaksinim tash për tash janë banorët e shtëpive të kujdesit, personat mbi 80 vjeç dhe punonjësit e linjës së parë në shëndetësi.

Vaksina Oxford/AstraZeneca është krijuar në muajt e parë të këtij viti, është testuar te vullnetari i parë në muajin prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë, që kanë përfshirë mijëra njerëz.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e cilësoi zhvillimin e vaksinaës së Oxfordit si “triumf” për shkencën britanike.

“Do të vaksinojmë sa më shumë njerëz, sa më shpejt që është e mundur”, tha Johnson.

Qysh më 8 dhjetor, mbi 600,000 njerëz janë vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar me vaksinën e kompanisë amerikane, Pfizer, dhe asaj gjermane, BioNTech.

Të këshilluara

Tërmete të tjera trondisin Kroacinë

Në Kroaci gjatë pasdites dhe gjatë mbrëmjes janë regjistruar shtatë tërmete të tjera, me epiqendër në Petrinje. Qendra Sizmiologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC)...

07:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI