Flash

Gallup: Donald Trump dhe Michelle Obama personat më të admiruar në SHBA

Lapsi.al 30 December 2020
Gallup: Donald Trump dhe Michelle Obama personat më të admiruar

Presidenti Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama janë burri dhe gruaja më të admiruar në Shtetet e Bashkuara për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”.

Michelle është gruaja më e admiruar për të tretin vit radhazi, ndërsa Trump mundi bashkëshortin e saj, ish-presidentin Barack Obama, për herë të parë këtë vit, me 18 % të të anketuarve që thanë se e admironin më shumë Trumpin.

Për krahasim, vetëm 15 përqind e amerikanëve thanë se admironin më shumë ish-presidentin Obama.

Përgjigjet u ndanë kryesisht përgjatë vijave të partisë, me Republikanët që thanë se admironin Trump dhe Demokratët Obaman.

Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, u listua si gruaja e dytë më e admiruar në SHBA.

Në përgjithësi, 6 % e amerikanëve e votuan presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe 3 % specialistin kryesor për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci.

Të këshilluara

Tërmete të tjera trondisin Kroacinë

Në Kroaci gjatë pasdites dhe gjatë mbrëmjes janë regjistruar shtatë tërmete të tjera, me epiqendër në Petrinje. Qendra Sizmiologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC)...

07:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI