Flash

Po nisej për në Tiranë, arrestohet në Itali trafikanti shqiptar i drogës

Lapsi.al 31 December 2020
Po nisej për në Tiranë, arrestohet në Itali trafikanti

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptarësh.

Në pranga është vendosur edhe kreu i kësaj organizate, një 29-vjeçar shqiptar.

Arrestimi i Julian Tares është bërë në Belgjikë dhe sipas autoriteteve të Viterbos, Lazio, ai ishte duke u nisur për në Tiranë kur është prangosur.

‘Është arrestuar -konfirmoi Kuestori Giancarlo Sant’Elia - një i kërkuar i rrezikshëm’. Tare është dërguar në Itali dhe është vënë menjëherë në qeli.

Ndërsa komandanti i grupit hetimor është shprehur se është shkatërruar grupi që kishte monopolin e kokainës në Viterbo.

Gjatë operacionit ‘Agimi i ri’, policia ka sekuestruar dhe 4 kilogramë kokainë dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Të këshilluara

Emigrantët “sfidojnë” koronavirusin

Emigrantët shqiptarë vijojnë të kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë, kanë hyrë 498 shtetas dhe 160 mjete. Ndërs...

10:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI