Flash

TAP fillon transportimin e sasisë së parë të gazit

Lapsi.al 31 December 2020
TAP fillon transportimin e sasisë së parë të gazit

Pas fillimit të operacioneve komerciale në 15 nëntor 2020, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG konfirmoi sot fillimin e transportit të gazit nga Azerbajxhani. Sasia e parë e gazit mbërriti në Greqi dhe Bullgari, përmes pikës së interkonjeksionit të Nea Mesimvrias me DESFA-n, si edhe në Itali, përmes pikës së interkonjeksionit të Melendunjos me SNAM Rete Gas (SRG).

Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, u shpreh: “Sot është një ditë historike për projektin tonë, po ashtu edhe për vendet tona pritëse e tregun energjetik të Evropës. TAP-i është një pjesë thelbësore e rrjetit të gazit në kontinent, duke kontribuar në hartën e transportit të energjisë. Ne ofrojmë një linjë transporti të sigurtë, direkte dhe me kosto të ulët në vendet e Evropës Juglindore e më gjerë.”

Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it, shtoi: “Fillimi i shpërndarjes së gazit është një moment historik për tregun e gazit në Evropë. Teksa presim me padurim t’iu shërbejmë transportuesve të gazit në muajt e vitet që do të vijnë, presim me padurim të fillojmë gjithashtu fazën e dytë të testimit të tregut në verë, çka do të mundësojë zgjerimin e TAP-it në të ardhmen, duke dyfishuar kapacitetin e gazsjellësit në 20bcm/a.”

Fillimi TAP-i është një Operator Sistemi Transmetimi, i cili iu ofron kapacitet transportuesëve që janë të interesuar të transportojnë gaz natyror në tregjet e shumta të Evropës. Si një linjë e re e importit të gazit, Korridori Jugor i Gazit përforcon sigurinë e sektorit energjetik të Evropës, integrimin e tregut të saj, si edhe përpjekjet e BE-së për dekarbonizim.

Të këshilluara

Emigrantët “sfidojnë” koronavirusin

Emigrantët shqiptarë vijojnë të kthehen në atdhe për festat e fundvitit. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë, kanë hyrë 498 shtetas dhe 160 mjete. Ndërs...

10:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI