Flash

Lojërat Olimpike do të zhvillohen, me gjithë shqetësimet nga koronavirusi

Lapsi.al 1 January 2021
Lojërat Olimpike do të zhvillohen, me gjithë shqetësimet nga

Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Tokio 2020, të shtyra nga viti i kaluar, do të mbahen këtë verë, pavarësisht shqetësimeve për rritjen e rasteve me koronavirus, tha kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga.

Olimpiket pritet të nisin më 23 korrik, ndërsa do të pasohen nga Lojërat Paralimpike një muaj më vonë, nga 24 gushti.

Rastet me koronavirus janë rritur ditëve të fundit në Japoni. Tokio ka raportuar mbi 1,000 infektime në ditë për herë të parë.

Por, kryeministri japonez tha se “Lojërat do të mbahen këtë verë” dhe “do të jenë të sigurta”.

Japonia është duke iu përgjigjur rasteve të variantit të ri të koronavirusit, i cili për herë të parë është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.

Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, paralajmëroi se numri i infeksioneve mund të “shpërthejë”.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, Japonia ka regjistruar mbi 239,000 raste me koronavirus dhe 3,337 viktima gjatë pandemisë COVID-19.

Kostoja për Lojërat është rritur për 2.8 miliardë dollarë, për shkak të masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Të këshilluara

Shembet kodra në Norvegji, humbasin 10 persona

Shpëtuesit suedezë dhe qenë të trajnuar norvegjezë kanë filluar një kërkim të rrezikshëm në terren për 10 persona të zhdukur pasi një kodër u shemb në Norvegji....

14:46

Kina miraton vaksinën Sinopharm

Autoritetet kineze miratuan me kusht përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit, të zhvilluar nga prodhuesi shtetëror i ilaçeve, Sinopharm. Kjo vjen një d...

17:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI