Flash

Papa Françesku mesazh për Vitin e Ri: Pandemia na mësoi t’i zgjidhim bashkë problemet

Lapsi.al 1 January 2021
Papa Françesku mesazh për Vitin e Ri: Pandemia na mësoi

Ashtu si edhe në meshën e Krishtlindjes, mesazhin e Vitit të Ri Papa Françesku e dha në sallën e madhe të bibliotekës së Vatikanit. Ndalimi i grumbullimeve, si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit e la sheshin e Shën Pjetrit të boshatisur dhe të rrethuar me barrierat e vendosura nga policia. Gjatë fjalës së tij në sallën ku qëndronte vetëm, kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për paqe dhe durim në përballimin e pandemisë.

“Ngjarjet e dhimbshme që shoqëruan rrugëtimin e njerëzimit vitin e kaluar, sidomos pandemia, na mësuan se është e nevojshme të interesohemi për problemet që kanë të tjerët dhe t’i zgjidhim bashkë shqetësimet”.

Gjatë fjalës së tij, Papa shprehu një lutje edhe për fundin e konflikit të përgjakshëm në Jemen. Papa Françesku vuan nga shiatiku kronik që i shkakton dhimbje mesi dhe këmbësh. Këto ditë dhimbjet i janë rikthyer, çka ka qenë një tjetër arsye që ai të shmangë organizimin e ceremonive për Vitin e Ri, megjithëse në fjalën e tij më të fundit ai u shfaq i qetë.

Të këshilluara

Shembet kodra në Norvegji, humbasin 10 persona

Shpëtuesit suedezë dhe qenë të trajnuar norvegjezë kanë filluar një kërkim të rrezikshëm në terren për 10 persona të zhdukur pasi një kodër u shemb në Norvegji....

14:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI