Flash

Rastet/ Fëmijët e parë të 2021 në Zvicër dhe Itali janë shqiptarë

Lapsi.al 1 January 2021
Rastet/ Fëmijët e parë të 2021 në Zvicër dhe Itali

Foshnja e parë e 2021-tës në Zvicër është me kombësi shqiptare.

“Foshnja e parë e vitit 2021 në Zvicër lindi në 00:00 në Spitalin Universitar të Bazelit. Nejla është e gjatë 44 cm dhe peshon 2,440 gram” – thuhet në njoftimin e spitalit dhe që sipas albinfo.ch është një foshnjë me prindër shqiptarë.

Ndërsa Alessandro është fëmija i parë i lindur për vitin 2021 në Itali. Babai i tij, tha për Top Channel se ata janë nga Dibra dhe jeton prej 20 vitesh në vendin fqinj.

“Jemi nga Dibra jetojmë në Romë, unë jetoj prej 20 vitesh kam punën të gjitha këtu, me Emanuelën kemi 6 vite të martuar kemi dy djem. Alessandro ka thyer një rekord në Itali pasi lindi në orën 12 e 1 sekondë”, - tha ai.

“Tgcom” që gjithashtu ka raportuar lajmin ka përshkruar gëzimin e familjes.

“Ishte një gëzim për të gjithë punonjësit e shëndetit të Krishtit, Mbretit të Romës, të gjithë së bashku festuam dhe djali është mirë. Unë, babai Maksim dhe vëllai 4-vjeçar, jemi shumë të lumtur me këtë shpresë që Alessandro ka sjellë. Tani ai dhe unë mezi presim të shkojmë në shtëpi”, - tha nëna. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI