Flash

Për herë të parë në 4 vite, republikanët rrëzojnë në Senat veton e Trump për projektligjin mbi shpenzimet e mbrojtjes

Lapsi.al 2 January 2021
Për herë të parë në 4 vite, republikanët

Senati i Shteteve të Bashkuara i kontrolluar nga republikanët rrëzoi të premten veton e Presidentit Donald Trump, për herë të parë në gati katër vitet e tij në detyrë, duke lënë kështu në fuqi një projekt-ligj mbi shpenzimet e mbrojtjes megjithë kundërshtimin e tij të fortë 20 ditë para se të largohet nga detyra.

“Me kuorumin e dy të tretave të senatorëve, projektligji miratohet duke tejkaluar kundërshtimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi drejtuesi i seancës, Senatori republikan Josh Hawley. Senati votoi kështu 81-13 për të anulluar veton e Presidentit Trump dy ditë para se Kongresi i ri të bëjë betimin për marrjen e detyrës të dielën. Presidenti Trump, i cili largohet nga detyra në 20 janar, ka ushtruar me sukses veton tetë herë më parë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI