Flash

Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, gjykata jep masën për Klajdi Shundin

Lapsi.al 3 January 2021
Vrau kunatin natën e Vitit të Ri, gjykata jep masën për

Këtë të diel, gjykata e faktit në Tiranë ka dhënë masën arrest me burg për 34 vjeçarin Klajdi Shundin, i cili pas një konflikti të çastit natën e ndërrimit të viteve goditi me thikë për vdekje kunatin e tij.

Autori i krimit ka pranuar fajin por ka pohuar përpara togave të zeza se, ka qenë nën efektin e pijes kur ka goditur me thikë në qafë Vladimir Zvezhdan duke theksuar gjithashtu se ka patur gjithnjë marrëdhënie shumë të mira me viktimën.

Ngjarja e rëndë ndodhi duke hyrë një janari në zonën e “ 1 Majit”, Tiranë, në shtëpinë e Shundit.

Viktima kishte shkuar së bashku me të shoqen (e motra e Shundit) në banesën e tij për të festuar ndërrimin e vitit.

Pasi debatuan nën avujt e alkoolit të tepërt brenda apartamentit, të dy kanë dalë jashtë “për tu sqaruar” në hyrje të pallatit, por aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella...

10:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI