Flash

Basha me gjimnazistët: Prioritet investimet e huaja dhe punësimi i rinisë

Lapsi.al 4 January 2021
Basha me gjimnazistët: Prioritet investimet e huaja dhe punësimi i

Në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, duke bashkëbiseduar me një grup gjimnazistësh me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar, Lulzim Bashës këta të rinj i shtruan si peoblem edhe nivelin e shkollave profesionale.

Sipas tyre arsimi profesional ka dështuar të tërheqë nxënësit.

Lulzim Basha tha se rruga e vetme për të bërë tërheqës arsimin profesional është investimi.

"Mënyra e vetme për ta garantuar është që shteti të investojë në arsimimin profesional. Por në planin tonë, një vend të veçantë për rritjen e ekonomisë kanë investimet e huaja. Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia." - u shpreh Basha. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Sulm me armë ndaj një shtëpie në Vlorë

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbëmjen e së dielës në fshatin Llakatung të Vlorës. Mësohet se një person ka qëlluar me armë mbi një nga shtëpitë e fshatit. ...

22:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI