Flash

Zbulohet një variant tjetër i Covid-19, më i rrezikshëm se ai i Britanisë së Madhe

Lapsi.al 4 January 2021
Zbulohet një variant tjetër i Covid-19, më i rrezikshëm se

Një variant i ri i COVID-19 është paraqitur gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 në Afrikën e Jugut.

Ky variant po vlerësohet të jetë edhe më i rrezikshëm se ai i shfaqur në Britaninë e Madhe si dhe më shpejtë i transmetueshëm.

Kështu ka thënë për Radio BBC sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock të hënën.

“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për situatën me variantin e ri në Afrikën e Jugut, dhe për këtë shkak ne ndërmorëm aksionin për të ndaluar të gjitha fluturimet nga atje”, tha ai.

Përndryshe, në lidhje me rastet e njohura të varianteve të COVID-19, të Afrikës së Jugut në Mbretërinë e Bashkuar, Hancock kishte thënë se “Si pjesë e mbikëqyrjes sonë, dhe falë aftësisë mbresëlënëse gjenomike të Afrikës së Jugut, ne kemi zbuluar 2 raste të një varianti tjetër të ri të koronavirusit këtu në MB. Ky variant i ri është mjaft shqetësues, sepse është akoma më i transmetueshëm ”, kishte shtuar ai.

Të këshilluara

Sulm me armë ndaj një shtëpie në Vlorë

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mbëmjen e së dielës në fshatin Llakatung të Vlorës. Mësohet se një person ka qëlluar me armë mbi një nga shtëpitë e fshatit. ...

22:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI