Flash

Zgjerohet hendeku me BE/ Nervozizëm në Tiranë për mesazhet e presidencës portugeze

Lapsi.al 4 January 2021
Zgjerohet hendeku me BE/ Nervozizëm në Tiranë për mesazhet e

Me dështimin që pësoi në dhjetor të vitit 2020 për hapjen e negociatave, qeveria e Edi Ramës numëroi për të shtatën herë një JO nga Bashkimi Europian. Kur pati presidencën e BE-së, Gjermania dha sinjale se ekzistonte i gjithë vullneti i mirë për hapjen e negociatave, por vendi ynë nuk ia doli të kishte në kohën e duhur një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ndërsa Maqedonia e Veriut u bllokua nga Bullgaria. Shpresat janë për samitin e radhës, por duket se vendi që merr presidencën e radhës, Portugalia nuk e ka në planet e saj zgjerimin e BE apo vëmëndjen në Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe: Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Sapo mori Presidencën, në 1 Janar, Portugalia shpalli 3 prioritetet e saj, që orientohen drejt politikave më sociale të Bashkimit Europian përgjatë rikuperimit të pandemisë. Ajo që bie në sy është se, tema e "zgjerimit të BE" nuk ekziston askund. Kur prezantoi prioritetet e BE në 6 muajt e ardhshëm, Ministri i Jashtëm i Portugalisë, foli për “forcimin e marrëdhënieve me administratën e re në SHBA, me Amerikën Latine, me Afrikën apo me zonën Indo-Paqësore, më konkretisht përmes një Samiti BE-Indi dhe me miqtë tanë në Lindje, që do të takohen në një Samit të Bashkëpunimit Lindor”

https://lapsi.al/2020/11/30/kthesa-180-grade-pse-e-braktisi-merkel-avokatine-e-negociatave-per-ramen/

Madje Portugalia ka planifikuar një takim të liderëve europianë me kryeministrin e Indisë, për të forcuar dialogun politik dhe ekonomik dhe nuk parasheh asgjë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, nga Shqipëria ka ardhur një deklaratë me tone nervoze nga kryenegociatori i Shqipërisë, Zef Mazi. Pasi ka lexuar qëndrimet e Portugalisë, Mazi ngre disa pikëpyetje të forta. Për Javanews, ai u shpreh: “Për presidencën portugeze kanë më shumë rëndësi fqinjët në Afrikë dhe Amerikën Latine sesa përfshirja në BE, domethënë zgjerimi i BE. Nuk kam degjuar deri tani që ka ndryshuar strategjia e BE për zgjerimin! Nuk e besoj se ka ndryshuar! Presidenca portugeze mund të thotë më shumë për ketë”.

Lexo edhe:  Rama: Më në fund u hapën negociatat se u bënë bajat…

Mazi thotë se listimi i prioriteteve ku nuk është përfshirë zgjerimi i BE, nuk është një qëndrim inteligjent. "BE, Këshilli, Komisioni Evropian dhe shtete anëtare, do duhet të prononcohen qartë nëse ka ndryshuar ose jo strategjia e zgjerimit të BE që është vendosur nga Këshilli zyrtarisht sa e sa vite më parë në mbledhje të nivelit të lartë!”

Fshirja e zgjerimit të BE nga prioritetet, është kritikuar që në datën 1 janar nga Ministri gjerman për Europën, Mikael Roth. Ai u shpreh se nëse Bashkimi Europian lë vakume në vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë forca të tjera, që nuk ndajnë vlerat demokratike të BE-së, mund të afrohen.

“Kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pikëpyetje nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë" u shpreh Roth, që theksoi se hezitimi i BE-së mund të interpretohet si dobësi, nga vende që nuk ndajnë të njëjtat vlera demokratike si Kina, Rusia e Turqia.

Lënia jashtë vëmëndjes e Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Europian u reflektua edhe në furnizimin me vaksina. Ndërsa në BE nisi shpërndarja e dozave të para në 27 dhjetor, nuk pati asnjë rezervë për vendet e Ballkanit, moment që u vu në dukje nga kryeministri Rama që në ditën e parë të vitit. Ai e quajti "një vendimmarrje absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme logjikisht" nga ana e BE. "Si evropian jam ndjerë i turpëruar" u shpreh Rama që në ditën e parë të vitit 2021.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2020/10/09/historia-e-negociatave-pse-dasmat-pa-krushq-nuk-e-fshehin-dot-me-deshtimin/

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI