Flash

Kosova nuk ka nevojë për vaksinat e Ramës, siguron 500 mijë të Pfizerit

Lapsi.al 5 January 2021
Kosova nuk ka nevojë për vaksinat e Ramës, siguron 500 mijë

Kosova nuk ka nevojë për vaksinat e premtuara nga Edi Rama. Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Kosova sapo njoftoi arritjen e një marrëveshje me gjigandin farmaceutik Pfizer për të siguruar plot 500 mijë vaksina anti-Covid.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer, të cilët kanë mbajtur një takimi virtual me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

Rama do të shprehej katër ditë më parë se pasi të vinin dozat e para të Pfizer në Shqipëri, do të dërgoheshin mjaftueshëm për të vaksinuar stafin e Spitalit të Prishtinës.

"Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë”, tha Rama në delir pasi njoftoi se kishte siguruar 500 mijë vaksina nga Pfizer.

Por me ç'duket Kosova tashmë ka një rezervë më të madhe zyrtare vaksinash se Shqipëria, 500 mijë nga Pfizer dhe 360 mijë nga Covax. Shqipëria ka siguruar vetëm 500 mijë nga Pfizer. Shifra e Covax nuk dihet ende. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI