Flash

Firmoset marrëveshja për arsimin, Rama i lëshon terren Erdoganit pas mbylljes së shkollave të Gylen

Lapsi.al 6 January 2021
Firmoset marrëveshja për arsimin, Rama i lëshon terren Erdoganit

Në kuadër të vizitës së sotme zyrtare të delegacionit shqiptar në Ankara, Turqi dhe në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, Ministrja Evis Kushi dhe homologu i saj turk Ziya Selçuk kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit. Erdogan ka qenë i interesuar vazhdimisht për të zëvendësuar rrjetin e shkollave te Gulen në Shqipëri, me një rrjet tjetër shkollash të financuara nga qeveria turke. Gradualisht duket se kjo kërkesë e Erdogan po bëhet realitet me ndihmën e Edi Ramës. Ky i fundit pati deklaruar sot se në Shqipëri do të jetë shumë shpejt edhe një nga universitetet më të njohura të Turqisë. Falë këtyre koncensioneve Edi Rama po afrohet gjithnjë e më shumë me "Sulltanin" e Bosforit, edhe pse në shumë raste ka shkelur apo anashkaluar ligjet vendase. Shembuj konkretë të kësaj janë mbyllja e shkollave të "Turgut Ozal" dhe dorëzimi i gylenistëve të kapur në Tiranë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur këtë mbrëmje Kroacinë, pasi atij shkatërrues që tronditi qytetin e vogël të Petrinas, ku u shënuan 7 viktima. Lëkundjet ...

19:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI