Flash

Pako të dyshimta pranë kongresit, Uashingtoni në shtetrrethim

Lapsi.al 6 January 2021
Pako të dyshimta pranë kongresit, Uashingtoni në shtetrrethim

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan ndalën procesin e certifikimit të fitores së Joe Biden pas tensionimit të protestës së mbështetësve të Donald Trump në Uashington.

Pas protestës ata rrethuan Capitol Hill ku u përplasën me policinë. Një pjesë e protestuesve arriti të futej në brendësi të Kongresit. Zv.Presidenti Mike Pence u nxor me shpejtësi nga dhoma e Senatit.

Policia përdori gaz lotsjellës për të ndalur turmën. Seanca e kongresit u ndërpre dhe senatorët u evakuuan nga një tunel. Policia tha se gjeti pako të dyshimta në afërsi të kongresit.

Situata është e tensionuar. Protesta u inkurajua nga vetë Presidenti në detyrë Donald Trump që tha se nuk e njihte fitoren e Biden.

"Unë nuk e njoh fitoren, Biden është një president i paligjshëm" – tha Trump. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur këtë mbrëmje Kroacinë, pasi atij shkatërrues që tronditi qytetin e vogël të Petrinas, ku u shënuan 7 viktima. Lëkundjet ...

19:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI