Flash

Shikoni LIVE/ Mbështetësit e Trump rrethojnë Kongresin dhe përplasen me policinë

Lapsi.al 6 January 2021
Shikoni LIVE/ Mbështetësit e Trump rrethojnë Kongresin dhe

Mbështetësit e Donald Trump janë mbledhur në një tubim masiv pasditen e sotme në Uashington. Ata janë të bindur në vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar.

Pas fjalës që mbajti para tyre Presidenti në detyrë Donald Trump turma ka rrethuar Capitol Hill, ku Kongresi është mbledhur për të ratifikuar fitoren e Joe Biden.

Aty ka pasur një përplasje me policinë e cila ka bërë thirrje për shpërndarje të turmës. Policia e Uashingtonit evakuoi dy ndërtesa qeveritare pasi mbështetësit e Donald Trump u përpoqën të hynin në to. Pas këtyre ngjarjeve seanca në kongres është ndërprerë dhe senatorët janë evakuuar nga një tunel i fshehtë. 

Në fjalën e tij Trump tha nuk do të tërhiqet asnjëherë.

"Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë humbjen. Ne do të kemi një president të paligjshëm, nuk mund ta lejojmë atë", - tha Trump.

Ai kërkoi nga Kongresi ta përmbysë fitoren e Biden ndërsa republikanët i quajti “të dobët”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=wLRNBYIdrMg

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur këtë mbrëmje Kroacinë, pasi atij shkatërrues që tronditi qytetin e vogël të Petrinas, ku u shënuan 7 viktima. Lëkundjet ...

19:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI