Flash

VIDEO/ Kaosi në kongresin amerikan, Trump del LIVE: Tani shkoni në shtëpi

Lapsi.al 6 January 2021
VIDEO/ Kaosi në kongresin amerikan, Trump del LIVE: Tani shkoni në
Presidenti në detyrë Donald Trump u bëri apel protestuesve të shkojnë në shtëpi, menjëherë pasi Joe Biden doli në një konferencë dhe i bëri apel këtij të fundit për tu bërë thirrje protestuesve që të tërhiqen. “Ishin zgjedhje të manipuluara, por duhet të kemi paqe. E dimë se si ndiheni, jua duam, por shkoni në shtëpi. Shkoni në shtëpi të qetë”, tha Trump në video mesazhin e tij. Më herët Biden tha në konferencë: “Ky është një kaos i cili duhet të përfundojë tani. Donald Trump dil tani live në televizionin kombëtar dhe jepi fund këtij kaosi. Jam i shokuar që kombi ynë që ka qenë fanar ndriçues për demokracinë ka përfunduar kështu. Kjo e sotmja është shfaqje e turpshme. Shohim një numër të vogël ekstremistësh, kjo është anarki, është kaos. I kërkoj kësaj turme që të tërhiqet. Fjalët e një presidenti kamë rëndësi, pavarësisht sa i mirë apo i keq është ai president”. Mbështetësit e Trumpit marshuan drejt ndërtesës së Kongresit, ku u përballën me policinë, pasi presidenti iu drejtua atyre gjatë ditës. Pamjet televizive të disa transmetuesve amerikanë tregojnë protestues brenda dhe jashtë ndërtesës së Kongresit, si dhe arritjen e forcave shtesë të policisë. Certifikimi i rezultatit zgjedhor – hapi i fundit zyrtar përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar – është normalisht një procedurë rutinore, por këtë vit u shndërrua në debat të ashpër, pasi një grup republikanësh e kundërshton certifikimin në disa shtete. Së paku 14 senatorë republikanë dhe rreth 140 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë thënë se do t’i sfidojnë rezultatet e disa shteteve. Por, ky vendim i i ka ndarë edhe vetë republikanët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI