Flash

Vizita te Erdogan, biznesmeni kontrovers, Sinan Idrizi, mes ministrave të Edi Ramës

Lapsi.al 6 January 2021
Vizita te Erdogan, biznesmeni kontrovers, Sinan Idrizi, mes ministrave të

Mes ministrave që shoqëronin Edi Ramën gjatë vizitës në Turqi, ra në sy edhe prania e biznesmenit kontrovers, Idriz Sinani. Nuk dihet se me cfarë statusi ishte Sinani pjesë e delegacionit shqiptar. Por në vendin tonë ai është vënë disa herë në shënjestër të akuzave mediatike dhe të opozitës politike. Kjo e fundit e akuzon Sinanin si fasadë të Edi Ramës në kompaninë "Air Albania", ku ai zotëron 41% të aksioneve.

Në qershor të këtij viti, Prokuroria e Stambollit kërkoi dënimin me burg nga 3 deri në 10 vite për Sinan Idrizin, që akuzohej nga biznesmeni turk, Adnan Polat se përmes mashtrimit i kishte marrë 3.5 milionë euro. Polat thoshte se paratë janë marrë me premtimin për blerjen e kompanisë së naftës Global Fluids International. Por Idrizi reagoi duke mohuar gjithcka.

Ai deklaraoi se është ai që ka hapur një çështje gjyqësore në Turqi, ndërsa ftoi gazetarët ta ndjekin atë, gjithmonë nëse ka një gjyq për një çështje të tillë siç pretendon ndoshta pala e Adnan Polat. Por përtej këtyre, prania e tij sot në oborrin e Erdogan bashkë me ministrat e Edi Ramës, duket se përfocon akuzat e opozitës se biznesmeni kontrovers është në fakt një zgjatim i Kryeministrit në kompaninë "Air Albania" dhe ndoshta në biznese të tjera okulte.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fuqishëm në Kroaci

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur këtë mbrëmje Kroacinë, pasi atij shkatërrues që tronditi qytetin e vogël të Petrinas, ku u shënuan 7 viktima. Lëkundjet ...

19:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI