Flash

Edhe dy javë/ Plani i demokratëve për ta nxjerrë Trump nga zyra para 20 Janarit

Lapsi.al 7 January 2021
Edhe dy javë/ Plani i demokratëve për ta nxjerrë Trump nga

Presidentit amerikan Donald Trump i kanë mbetur edhe dy javë në detyrë, por demokratët kërkojnë shkarkimin e tij menjëherë, pasi mbështetësit e tij u futën me dhunë në Capitol duke shkatërruar gjithçka.

“Ajo që ndodhi në Capitol ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti. Ky president nuk duhet të rrijë as edhe një ditë më shumë në zyrë” tha Senatorit Çak Shumer, në një deklaratë. Sipas tij, Majk Pens, zv.presidenti duhet të zbatojë Amendamentin e 25, që lejon transferimin e pushtetit nga presidenti tek zv.presidenti, përkohësisht ose përgjithmonë.

“Nëse zv.presidenti dhe kabineti presidencial refuzojnë të reagojnë, Kongresi duhet të rifillojë punën për një procedurë shkarkimi të presidentit” tha ai. Demokratët i kanë dërguar një letër zv.presidentit Pens, ku i kërkojnë të veprojë për ta larguar Donald Trump nga zyra dhe ku thonë se ai ndërmori një kryengritje “me qëllim minimin e demokracisë”.

https://lapsi.al/2021/01/06/e-plote-si-u-pushtua-kongresi-amerikan-kaosi-armet-dhe-perplasjet/

Si funksionon amendamenti i 25?

Amendamenti i 25 lejon zv.presidentin të bëhet president në detyrë, atëherë kur presidenti është i paaftë të përmbushë detyrën e tij dhe si shembull mund të jetë paaftësia nga një sëmundje mendore. Në pikën 4 të këtij amendamenti, parashikohet që zv.presidenti bashkë me një shumicë të kabinetit ta shpallë Trumpin të paaftë për të ushtruar detyrën. Ata duhet të nënshkruajnë një letër drejtuar kryesuesve të Kongresit ku deklarojnë paaftësinë e tij për të ushtruar detyrat dhe për pasojë të kërkojnë shkarkimin nga të gjitha funksionet. Në këtë pikë, Majk Pens, automatikisht merr detyrën.

Lexo edhe: Japin dorëheqjen shefja e stafit të Zonjës së Parë dhe Sekretarja Sociale e Shtëpisë së Bardhë

Presidentit i jepet një shans për një përgjigje me shkrim dhe nëse ai e kundërshton kërkesën, atëherë i takon Kongresit të marrë një vendim. Për këtë duhen 2/3 e votave. Por deri sa ky problem të zgjidhet, zv.presidenti vepron si president. Të njëjtat diskutime u bënë pasi Trump u prek nga Covid-19 në tetorin e kaluar, pas shqetësimit se ai ishte shumë i sëmurë për të drejtuar vendin.

https://lapsi.al/2021/01/07/trump-do-te-kete-nje-tranzicion-paqesor-te-pushtetit-ne-20-janar/

Amendamenti i 25 u ratifikua në 1967, katër vjet pas vrasjes së Xhon Kenedit. Disa presidentë e kanë dorëzuar me vullnetin e tyre përkohësisht detyrën. Si shembull është Regan në 1985 kur kreu një operacion për kancerin.

Cilat janë mënyrat e tjera për ta larguar Trump nga detyra?

Në kongres ka pasur thirrje tjera për një “impeachment” të Donald Trump. Kjo do të thotë që të ngrihen akuza në Kongres që mund të jenë baza për një proces gjyqësor. Ilhan Omar, kongresiste nga Minesota njoftoi se po punonte bashkë me një grup demokratësh për këtë. Demokratët e provuan një herë këtë skemë në 2019, kur e akuzuan se kërkoi ndihmë nga Ukraina për t’i përdorur për fushatën elektorale kundër Bajden, por akuzat u pushuan nga Senati që kontrollohej nga Republikanët.

https://lapsi.al/2021/01/07/angela-merkel-e-trishtuar-per-trazirat-ne-shba/

Kushtetuta e SHBA thotë se një president do të largohet nga zyra për “impeachment” për akuzat e tradhëtisë, ryshfetit, ose krime të tjera të rënda. Më shumë se një process criminal, ky mbetet një process politik dhe sërish kërkon votat e 2/3 të Senatit. Gjithsesi koha për këtë proces duket shumë e shkurtër, pasi në 20 janar, Xho Bajden do të ketë ceremoninë e inaugurimit.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI