Flash

Komenti i dy videove/ Rama i Erdoganit dhe Rama i Nasipit

Lapsi.al 7 January 2021
Komenti i dy videove/ Rama i Erdoganit dhe Rama i Nasipit
Të gjitha qarqet pro Rama brohorisnin dje plot entuziazëm pritjen pompoze që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri kryeministrit tonë në Ankara. Fakti se ai u nderua nga garda e veshur me uniformat e perandorisë otomane, me bujë dhe me fanfarë, pas së cilës vetë sulltani neo otoman qëndronte krahëhapur përpara pallatit të tij me 2 mijë dhoma ishin një nderim i lartë për shefin e qeverisë Shqiptare. Kjo ceremoni u shërbeu mbështetësve të Ramës për ta vizatuar atë si një lider që po ngre lart emrin e Shqipërisë, që i bën nder vendit të vogël prej nga vjen, që e ka ngritur diplomacinë e saj në majat e e globit.

VIDEON/ Erdogan nxjerr uniformat e osmanëve në ceremoni/ Rama flet turqisht në Ankara

Pra kryerilindasi pikturohej një statist, serioz dhe burrështetas që nderohet edhe nga liderët më të mëdhenj botërorë dhe që i rezervohen pritje sikur të ishte presidenti i SHBA-së. Mesazhi i kësaj lloj propagande ishte i qartë: me Edi Ramën, vendi ka një lider që i tejkalon përmasat e tij gjeografike. Por ndërkohë, bashkë me imazhet e denja të ceremonive të Ankarasë, të cilat nuk i errësonte dot as prania e ndonjë korrieri, si Sinan Idrizi i Air Albania-s publiku shqiptar pa një tjetër video. Aty lideri global, nën avujt e alkoolit ngjante me ata të fortët e lagjes që pas një aksioni të suksesshëm duan të ndajnë plaçkën e fituar edhe me një nga tradhëtarët e bandës të mëhallës tjetër. Me sfond të errët, gjysëm çakërqejf, me një fjalor alabakësh dhe me një mendësi prej grabitësi ai po miklonte ish ministrin Nasip Naço të tradhëtonte opozitën dhe të kalonte me PS.

Lefter Koka flet për videon që i çoi Nasip Naços me Ramën: E ftuam që në verë!

Natyrisht vjedhja e figurave të njëri tjetrit nuk përbën ndonjë mëkat të madh në politikën shqiptare. Atë e kanë bërë të gjithë. Por forma se si ndodh që këtë herë u pa në video, me zë dhe me figurë ishte e shpifur. Ajo tregonte një Edi Ramë, 180 gradë të ndryshëm nga ai që donin t'i shisnin shqiptarëve pamjet e Ankarasë. Në antitezë me burrështetasin dukej pazarxhiu ordiner, në kundërshti me liderin diplomat dukej pijaneci i rëndomtë, në diskordancë me udhëheqësin që flet me të mëdhenjtë, dukej qëmtuesi i veseve të vogla njerëzore. Të dyja imazhet, aq kontradiktore, nuk i rrinin dot një njeriu të vetëm. Dikush prej tyre nuk qe i vërtetë. Ose Rama i parë ishte jashtë vetes ose Rama i dytë nuk qe ai që njohim. Por roli i figurantit në ceremoninë e Erdoganit mund të luhet më kollaj, ndërsa ai i videos me Terin dhe Nasipin, nuk aktrohet dot po s'e pate në gjak. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Zjarri në Tiranë, policia jep detaje

Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë paradite, pranë Rrugës së Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se fatmirësisht nuk ka njerëz të bllokuar. Polici...

11:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI