Flash

KQZ hedh shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ

Lapsi.al 7 January 2021
KQZ hedh shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ

KQZ ka hedhur shortin për anëtarin e shtatë të KZAZ. Sipas rezultatit të shortit, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift. Sot është marrë vendim edhe për “Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV”.

Njoftimi mbledhjes.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkronjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligji nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

“Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Sipas rezultatit të shortit, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

“Për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

“Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI