Flash

Orteku godet makinën e doktorit dhe infermierit të Kelmendit, përfundon disa metra poshtë rrugës

Lapsi.al 7 January 2021
Orteku godet makinën e doktorit dhe infermierit të Kelmendit,

Doktori Ardjan Kellici dhe infermieri Zek Tataj, të qendrës shëndetësore në Tamarë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, kanë rrezikuar jetën gjatë ditës se sotme. Ata po udhëtonin drejt Vermoshit, kur në vendin e quajtur “Gropa e Selcës” janë goditur nga një ortek. Për pasoje, fuoristrada me të cilën ata udhëtonin ka përfunduar disa metër poshtë rrugës dhe mjeku, infermieri e drejtuesi i automjetit Pëllumb Mitaj, kanë disa plagë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pasi janë njoftuar, kanë ndërhyrë banorët e zonës duke i nxjerre nga fuoristrada e rrezuar dhe i kanë dërguar për ne spitalin e Shkodrës.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë zonën e Kelmendit, me reshje dëborë dhe ere të fortë dhe për pasoje zonat e Vermoshit dhe Lepushës kanë probleme me lëvizjen e automjeteve dhe furnizimin me energji elektrike./ Tch

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI