Flash

WhatsApp ndryshon rregullat: Duhet t’i pranoni ose nuk e përdorni dot më aplikacionin

Lapsi.al 7 January 2021
WhatsApp ndryshon rregullat: Duhet t’i pranoni ose nuk e përdorni dot

WhatsApp do të detyrojë të gjithë përdoruesit e tij të bien dakord për politikën e re të privatësisë brenda muajit të ardhshëm, ose përndryshe nuk do të kenë mundësi të futen në aplikacion dhe ta përdorin atë.

Dakordimi i kushteve do të thotë që të dhënat private të një përdoruesi, përfshirë numrin e telefonit, do të pasqyrohen edhe në Facebook, i cili zotëron WhatsApp. 

Të gjithë përdoruesit duhet të bien dakord për kushtet e reja deri më 8 shkurt 2021. Përditësimi vjen në formën e një njoftimi brenda aplikacionit, të cilin përdoruesit mund të zgjedhin ta injorojnë derisa të mbërrijë data.

“Duke shtypur Pajtohem, ju pranoni kushtet e reja, të cilat hyjnë në fuqi më 8 shkurt 2021. Pas kësaj date, do të duhet të pranoni kushtet e reja për të vazhduar përdorimin e WhatsApp. Ju gjithashtu mund të vizitoni Qendrën e Ndihmës nëse preferoni të fshini llogarinë tuaj”, - thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI