Flash

Kreu i Emergjencave Civile: Presim që reshjet të shtohen!

Lapsi.al 8 January 2021
Kreu i Emergjencave Civile: Presim që reshjet të shtohen!

Në ditët e fundit vendi është përfshirë nga reshje të konsiderueshme shiu, intensiteti i të cilave është rritur të premten. Drejtori i Emergjenca Civile Haki Cako, duke folur për mediat tha se zonat më të prekura kanë qenë prefekturat e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Fierit, etj.

Po ashtu, ai shtoi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes civile ka marrë masat dhe ka ndjekur hap pas hapi gjithë situatën. “Janë ngritur dhe organizuar, mbledhje takime përkatëse të shtabeve të mbrojtjes civile, janë marrë masat përkatëse, është shtuar ndjeshëm prezenca e ujit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës.”

Hako theksoi se në zonat e prekura, nuk jemi nën ndikimin apo efektet e shkarkimit të lumenjve të mëdhenj siç janë Drini, Vjosa apo Shkumbini.

“Jemi në kulmin e dimrit, reshjet kanë munguar për një kohë të caktuar, dhe pritshmëria për shtim të tyre është.”

Sa i përket Shkodrës, në Obot duket situata më e rënduar. Në Dajç, niveli ishte 6.2 që do të thotë se situata është e nderlikuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI