Flash

Kryemadhi zbulon si do të dalin PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit

Lapsi.al 8 January 2021
Kryemadhi zbulon si do të dalin PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar se si do të hyjë opozita në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në emisionin “Java në RTSH” ajo tha se pas kalkulimeve të detajuara është vendosur që të shkohet në zgjedhje si një koalicion, por me 2 lista.

“Opozita është e unifikuar në luftën kundër Edi Ramës, por sigurisht kalkulimet e sjelljes politike të votuesve e japin dhe e maksimalizojnë votën e opozitës në një numër jashtëzakonisht të madh kur ato janë në lista të ndërthurura.

Sigurisht që në qarqe të caktuara do të kemi lista të përbashkëta, por qytetarët do të kenë dy lista në fletët e votimit, apo tre lista, sepse edhe nëse në një qark po themi opozita do të unifikohet me një listë, lista e LSI do të jetë pjesë e fletës së votimit. Edhe pse diku, mund të shkosh në qarkun e Kukësit po themi dhe mund të bëjmë thirrje për t’u dhënë votën kandidatëve të Partisë Demokratike.

 

Por në Qarkun e Tiranës, Fierit, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Korçës ne do të jemi në listën tonë të përbashkët, e cila edhe këtu përsëri do të ketë që grupe të caktuara, struktura politike të caktuara të majta do të jenë të përfshira në listën që do të përfaqësojë LSI. Unë besoj se edhe z. Basha do të mbyllë shumë shpejt edhe listën me grupin e aleatëve” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI