Flash

Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve në vend

Lapsi.al 9 January 2021
Moti i keq, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu në të gjithë vendin dhe si pasojë ka pasur rënie gurësh në disa akse rrugore. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ARRSH ka bërë me dije gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Sipas postimit kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh. “Gjatë natës dhe ne orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar neë jersey dhe sinjalistika provizore. Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare”, shkruan ARRSH.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI