Flash

Spitali që do të ndërtojë Erdogani në Fier, Rama gjen tokën: Kontaktoni menjëherë pronarët

Lapsi.al 9 January 2021
Spitali që do të ndërtojë Erdogani në Fier, Rama gjen

Kryeministri Edi Rama ka qenë në zonën ku do të ndërtohet Spitali i Ri rajonal në qytetin e Fieri me mbështetje të qeverisë së Turqisë.

Rama ka parë nga afër tokën ku do të ndërtohet spitali dhe ka porositur kryetarin e Bashkisë së Fierit që të kontaktohet menjëherë me pronarët për të nisur procedurat e shpronësimit.

Sipas Ramës Spitali Rajonal i Fierit do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, po krejt zonës së jugut dhe jo vetëm dhe do të jetë pranë Bypass -it të ri e do të garantojë një akses të menjëhershëm nga aksi kryesor në hapësirën shembullore të shërbimit shëndetësor.

Më tej Rama ka shtuar se ky spital është një premtim prej disa dekadash që do të bëhet realitet në muajt në vijim, pas shumë përpjekjesh të bëra nga ana jonë që më në fund po materializohen me sukses.

“Kjo këtu është perfekte dhe duhet bërë menjëherë komunikimi me zotëruesit e pronës dhe duhet bërë e artë që do jetë marrëveshje korrekte dhe e qartë për detyrimet e qeverisë ndaj tyre. Procedurat dhe të fillojë puna. Dhe për cdo ditë që qeveria nuk mban angazhimin ata do të shpërblehen. Menjëherë nxirr emrat e familjeve që janë në këtë pjesë dhe të jenë të qetë që shpronësimi të jetë i sigurt. Të mos kemi problematike si në kohën e Saliut që ju humbte dokumentet.” ka thënë kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI