Flash

Darka e çmendur në Dubai/ Gazetari nga Kosova godet fort dhe opozitën

Lapsi.al 10 January 2021
Darka e çmendur në Dubai/ Gazetari nga Kosova godet fort dhe

"Tragjedia e Shqipërisë është se nuk ka opozitë të fuqishme. Sepse opozita e sotme – kur ishte në pushtet - s’ka qenë shumë më ndryshe se pushteti i sotëm", ka shkruar gazetari kosovar që punon për mediat zvicerane, Enver Robelli. 

Ai ka bërë një shkrim të gjatë për skandalin e darkës së ministeave rilindas në restorantin e Nusretit në Dubai. Pasi ka ngritur disa pyetje për rilindasit ai ka akuzuar edhe opozitën: "pse shkuan ministrat shqiptarë në Dubai dhe cili ishte sebepi i asaj darke? Sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar? Nëse ministrat paskan shkuar për «të sjellë investime», siç po përpiqet ta bind opinionin kryeministri i Shqipërisë, po zyrtarët e kabinetit të tij ç’punë patën në Dubai? Apo zyrtari i qytetit të Tiranës? I cili, përndryshe, dikur mbante ligjërata me zë të lartë kundër korrupsionit dhe e valëviste flamurin e antikorrupsionit duke bërtitur «Mjaft» pyet ai.

Pastaj Robelli thotë se kjo ndodh ngaqe opozita është e dobët dhe me të njëjtat vese: "Keqqeverisja shumëvjeçare dhe mosndëshkimi i të korruptuarve kanë ndikuar që shumë qytetarë të mos shohin kurrfarë kuptimi në angazhimin publik për të mirën publike. Kjo është edhe një tragjedi tjetër shqiptare. Me gjasë më e madhja. Sepse po të kishte rezistencë të madhe publike, pushteti do të frikësohej dhe disiplinohej dhe njëkohësisht do të lindte një opozitë e re, e efektshme, e cila merret me hallet e vërteta të Shqipërisë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit

Gazetari Klodian Tomorri që prej vitesh ndjek çështjet e ekonomisë ka bërë një shkrim të gjatë në faqen e tij në Facebook mbi darkën shumë të komentuar të disa ...

19:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI