Flash

Rama justifikon darkën e ministrave në Dubai: Do na sjellin investime

Lapsi.al 10 January 2021
Rama justifikon darkën e ministrave në Dubai: Do na sjellin investime

Breshëria e reagimeve që Rama mori në rrjetet sociale pas publikimit të pamjeve të një darke të ministrave të tij në një nga restorantet luksoze të Dubait ka bërë që kreu i qeverisë të moe mbetet indiferent. Në disa reagime qytetarësh në rrjetet sociale, Rama u justifikua se “ata kanë shkuar të na sjellin investime në Shqipëri”.

Rama këmbënguli se grupi nga Shqipëria përfshin përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor dhe medieve me qëllim takimin e sipërmarrësve të mundshëm. Shpenzimet e udhëtimit, sipas Ramës, mbulohen nga ‘mikpritësit’.

Mbrëmjen e 9 janarit, restoranti i famshëm Nusret në Dubai postoi një video ku dukeshin teksa darkonin një grup personash. Në pamje duken nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, Drejtori i Komunikimit në kryeministri Endri Fuga me bashkëshorten, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe sipërmarrësi Samir Mane.

[video width="640" height="1136" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/darka-ne-dubai-nusret.mp4"][/video]

Mbeten mister zyrtarët e tjerë të lartë apo sipërmarrës shqiptarë apo të huaj në tavolinë. Videoja u mor menjëherë nga mediat shqiptare dhe qarkulloi në rrjetet sociale ndërsa restoranti e fshiu video nga profili i tij. ©LAPSI.al

rama komente

Të këshilluara

Basha dhe Rama nisen drejt Shkodrës

Lulzim Basha dhe Edi Rama janë nisur drejt Shkodrës. Ky i fundit është një ndër qarqet më problematike nga përmbytjet, për shkak të shirave të pandërprera të...

13:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI