Flash

Grabitja në Korçë/ Kambisti kap hajdutin në shtëpi, grabitësit e tjerë e kërcënojnë me armë

Lapsi.al 11 January 2021
Grabitja në Korçë/ Kambisti kap hajdutin në shtëpi,

Një i moshuar ka qenë dëshmitar i grabitjes në Korçë. Për mediat, ai ka treguar momentet e tmerrit, kur kambisti është përplasur me një prej autorëve. Vasil Zoga thotë se kambisti Shefqet Muço ishte goditur nga autorët në kokë dhe fytyrë, por edhe pse i gjakosur kishte arritur të kapte një prej tyre duke e vendosur poshtë dhe nuk e lëshonte.

Bashkëpuntorët e tjerë sipas Zogës, e kanë kërcënuar Muçon ta lëshojë, por kambisti i është drejtuar me fjalët ‘’Më vrit, nuk e lëshoj’’.

“Ishim në gjumë. Dëgjova zhurmë, e sulmuan nga rruga më sipër. 4 thanë ata, por unë një pashë që e kishte vënë për poshtë ky Shefqeti. Shefqet ishte i gjakosur, gruaja e goditur, djali i tij e shpëtoj.

Unë i thashë lere këtë mos e mbyt. I vajti tjetri me pistoletë, lëshoje lëshoje. Nuk e lëshoj vramë, i tha.

Dorezat pashë unë, maska s’di. Dorezat i kishte ky që zunë. Për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin. Lëre tani i thashë se vjen policia, u bë çu bë.

Shefqeti është godit në kokë dhe fytyrë. Doli gjithë lagjia. Njërit ia lidhën këmbët me tel”, tha Zoga.

Të këshilluara

Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake në mars sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardë...

21:34

Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit

Gazetari Klodian Tomorri që prej vitesh ndjek çështjet e ekonomisë ka bërë një shkrim të gjatë në faqen e tij në Facebook mbi darkën shumë të komentuar të disa ...

19:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI