Flash

Manastriliu: Pse e mbajmë sekret vendin që na dhuroi vaksinat kundër Covid

Lapsi.al 11 January 2021
Manastriliu: Pse e mbajmë sekret vendin që na dhuroi vaksinat

Ministrja e Shëndsetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka shkuar më tej asaj që deklaroi kryeministri Edi Rama për venedin që dhuroi vaksinat e para kundër covid.

“Nuk e tregojmë shtetin që i ka dhuruar vaksinat sepse këtë gjë na e ka kërkuar vetë vendi që na i ka dhënë. Një arsye mund të jetë që vendet e tjera mund t’i duan dozat që kemi marrë ne, dhe vendi ka zgjedhur t’ja japë Shqipërisë. Kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti me vendin që na ka dhuruar këto vaksina. Nuk do të bie në përsëritje. Rama e shpjegoi edhe arsyen e vendit mik që ka treguar solidaritetit. Vendi ka kërkuar që të ketë konfidencialitet” – tha Manastirliu në emisionin “Open”.

“Plani i vaksinimit ka vendosur kategoritë prioritare. Kemi vendosur që të kemi qendra të përqendruara vaksinimi, “Air Albania” ka kapacitet prej 60 postacionesh. Sot janë vaksinuar 50 mjekë dhe infermierë, kaloi shumë mirë pa asnjë problematikë. Do të vijojmë 50-60 të vaksinuar në ditë. Do të rrisim numrat. E vendosin ata që bëjnë planin ditor. Brenda 8-9 ditësh mbarojnë dozat e para, ndërkohë presim serinë e dytë” – tha ministrja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI