Flash

Rama çpohet i pari, misteri për vaksinën mbetet

Lapsi.al 11 January 2021
Rama çpohet i pari, misteri për vaksinën mbetet
Shou është i siguruar, por transparenca jo. Edi Rama ka siguruar se do të jetë një nga të parët që do të vaksionohet pët të qetësuar qytetarët nga predikuesit e teorive konspirative dhe u mburr para kamerave se shqiptarët po e përjetojnë këtë fat ngaqë “kemi Edi Ramën kryeministër”. Por pavarësisht nga ky fillim i beftë i fushatës së vaksinimit këtë të hënë në ora 15 00, misteri për, sasinë, venddodhjen, origjinën dhe kushtet e saj të ruajtjes mbete mister. Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama nuk ka pranuar të thotë se nga cilat vende e ka marrë vaksinën duke u arsyetuar se “vendi që i ka dhuruar kërkon që të jetë anonim”. Lexo me tej:

Rama: Unë do e bëj vaksinën ndër të parët

Por origjina nga e ka marrë Shqipëria nuk është i vetmi sekret i qeverisë. Duke qenë se vaksina e prodhuar nga Pfizer kërkon kushte speciale mbajtjeje, në -70 gradë, gazetarët e pyetën kryeministrin se ku po ruhet ajo dhe ai edhe në këtë pikë u fsheh pas sekretit. Rama nuk pranoi të flasë edhe për kalendarin e vaksimimit të popullsisë sipas moshave dhe as për sasinë e të ardhurave që ka ruajtur qeveria shqiptarë për të përballuar këtë proces. FOTOT/ Nis zyrtarisht vaksinimi anti-Covid 19 në Shqipëri: Najada Çomo dhe Rama të parët që bëjnë vaksinën

Rama në delir: Shqipërisë ja japin vaksinën se më ka mua kryeministër (VIDEO)

Ndonëse po trumbetohet me bujë për të hequr vëmendjen nga katastrofa e përmbytjeve fillimi i vaksimimit nuk ngjall optimizëm. Së pari  sepse pati një përmbysje të atypëratyshme të axhendës. Fillimisht kryeministri deklaroi se ajo startonte në javën e tretë të janarit, ndërsa dje tha se do të fillonte sot.

Andi Bushati:Vaksina, një buzëqeshje e fshehur poshtë maskës

E dyta se kushdo që ka ndjekur këtë proces në secilëndo prej demokracive perendimore nuk ka parë një kulturë të tillë konspirative. Vendet e BE-së tregojnë se nga është origjina, madje dhe se nga cila fabrikë e Pfizerit e kanë marë mallin. Ato tregojnë pamje të transportit me maune frigoriferike të specializuara të pajisura me GPS për të monitoruar temperaturën. Në Shqipëri errësirë informacioni.

I pyetur për transportin, Rama ironizon: Vaksina do të vijë qoftë me kuaj apo mushka

Ato tregojnë me pamje frigoriferët e posatshëm spitalorë ku ruhen dozat dhe vëzhgimin e funksionalitetit të tyre. Këtu te ne errësirë. Ato kanë bërë publik kalendarin kur i bie të vaksinohet fasha e moshave me 60 vjeç dhe kur ajo mbi 50, dikur nga vera e ardhshme në Itali dhe në Francë. Ato kanë bërë publike sasitë e kontraktuara dhe paratë e shpenzuara për to. Ne themi se presim dhurata edhe na shtete të tjera që duan të ruajnë anonimatin. Prandaj shou filloi po siguritë janë të pakta. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI