Flash

Rama nuk tregon vendin që garantoi vaksinat anti-Covid për Shqipërinë, thumbon BE-në

Lapsi.al 11 January 2021
Rama nuk tregon vendin që garantoi vaksinat anti-Covid për

Edi Rama nuk tregon se cili shtet garantoi 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-Covid. Ndërsa sot Shqipëria nis vaksinimin, nëse do të ishte në dorë të programit Covax, “sot do ishim ende duke pritur”, tha Edi Rama.

“Vaksinimi që fillojmë sot është rezultati i parë i një prej kanaleve bilaterale me një nga vendet e BE të cilin nuk jam i autorizuar ta bëj me dije se cili është për shkak të kërkesës së tyre vetë.

Meqë është thënë gabimisht se ky vend është Greqia, mund tu them se jo nuk është Greqia”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk ka qenë e lehtë të siguroheshin dozat e para të vaksinës, ndërsa këtë proces e quajti të cuditshëm dhe nuk ngurroi të përmendte dhe “kufizimin” që ka krijuar BE.

“Kemi arritur në kushte aspak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer sic e bëra publike në 1 janar por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit, falë marrëdhënieve bilaterale, që janë kyce në këtë proces të cuditshëm ku faktikisht strategjia dhe drejtimi i përcaktuar nga BE, për t’u investuar në skemën e Covax ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë.

Pra paravarësisht angazhimit me Covax të Shqipërisë dhe plot vendeve të tjera jashtë BE, nëse do të qëndronim në pritje të Covax do ishim akoma duke pritur e nuk dihet ende sot sa do zgjaste kjo pritje.

Ia kemi dalë të kontaktojmë drejtpërdrejt në Nju Jork Pfizer e të hapim kanale komunikimi të vështira për shkak të pamundësisë objektive, kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale me 4 vende e BE”, u shpreh kreu i qeverisës.

Të këshilluara

Itali/ Arratiset Moisi Habilaj

Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur nga banesa e tij në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të vëllait. Gjykata e Apelit e Katanias ...

11:40

Mediat serbe: FSK-ja po bëhet pjesë e NATO-s

Mediat serbe shkruajnë se shqiptarët e Kosovës do të realizojnë ëndrrën e tyre ushtarake në mars sepse ata do të përfshihen në këmbësorinë e NATO-s përmes Gardë...

21:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI